Site icon Telegrafi

Afër liqenit të Mitrovicës, gjendet i vdekur një 53-vjeçar

Një person rreth 53-vjeçar është gjetur i vdekur sot, rreth orës 15:00, afër liqenit në Mitrovicë.

Burime të KosovaPress bëjnë të ditur se viktima derisa po ngiste biçikletën, mund të ketë pësuar infarkt.

Ngjarjen e ka konfirmuar edhe majori i policisë në Mitrovicë, Nysret Mehmeti. Sipas tij, viktima është i nacionalitetit boshnjak, ndërsa ekipet kompetente janë duke hetuar rastin.

Exit mobile version