Site icon Telegrafi

Afër 900 votues në vendvotimin e anuluar nga KSHZ-ja, mund të ketë rivotim

Sipas të dhënave të KSHZ-së në vendvotimin 0396/1 në Gostivar ku votimi është anuluar, ka të regjistruar 892 votues, me çka mund të vijë deri te rivotimi, për shkak se me këtë numër të votuesve mund të ndikohet në numrin e përgjithshëm të mandateve të partive, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Në këtë vendvotim në NJZ 6, ka të regjistruar 892 votues, ndërsa në votim kanë dalur 450 dhe fletëvotime të pavlefshme ka pasur 21.

Nga këta 74 kanë votuar për OBRM-PDUKM-në, 102 për LSDM-në, 107 për BDI-në, 48 për Besën, 68 për Alenaca Për Shqiptarët, 24 për PDSH-në dhe 6 vota ka marrur PPD-ja.

Ndryshe, në NJZ numër 6 dallimi ndërmjet OBRM-PDUKM-së dhe LSDm-së është vetëm 307 vota, ndërsa dallimi ndërmjet BDI-së dhe Besës është 15,545 vota./Telegrafi/

Exit mobile version