Site icon Telegrafi

Afër 90 mijë raste të reja me coronavirus në Indi

India ka 89,706 raste të tjera me coronavirus, sipas të dhënave të Ministrisë së Shëndetësisë.

Në 24 orët e kaluara, 1,115 njerëz kanë ndërruar jetë dhe që nga fillimi i pandemisë, numri i përgjithshëm i të vdekurve është 73,890, raporton AP.

India renditet e dyta në botë për nga numri i të infektuarve, pas Shteteve të Bashkuara dhe e treta në botë për nga numri i vdekjeve nga COVID-19, pas Shteteve të Bashkuara dhe Brazilit, transmeton Telegrafi.

Më shumë se një milion njerëz u testuan pozitivisht për coronavirus në më pak se dy javë. Të martën, Ministria e Shëndetësisë njoftoi rihapjen e pjesshme të shkollave më 21 shtator.

Taj Mahal do të hapet në të njëjtën ditë, por numri i turistëve që do të jenë në gjendje ta vizitojnë atë brenda një dite do të ulet në pesë mijë. /Telegrafi/

Exit mobile version