Gjatë ditës së djeshme në Kosovë janë regjistruar edhe 930 raste të reja me COVID-19.
Ka pasur 1 rast të vdekjes, ndërsa lajmi i mirë është se janë shëruar afër 1,500 pacientë.
Megjithatë, shqetësuese mbetet përqindja e lartë e pozitivitetit të rasteve dhe numri i rasteve aktive në Kosovë e që është afër 9 mijë.
Sa i përket vaksinimit, në 24 orët e fundit janë vaksinuar vetëm 65 persona. /Telegrafi/