Telegrafi

Afër 7 mijë raste aktive me COVID-19 në Kosovë

Foto: Ilustrim

Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se nga 9,169 testime, 1,370 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.

Kurse, gjatë 24 orëve të fundit, është shënuar 1 rast i vdekjes.

Gjithnjë, duke u bazuar në të dhënat e Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, në 24 orët e fundit janë dhënë 19,538 doza të vaksinës kundër COVID-19.

“Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 559.007 doza të vaksinës. Deri më sot 202.647 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë. Sot janë shëruar 47 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 106.056. Në total numri i rasteve aktive është 6.815”, thuhet në njoftim. /Telegrafi/