Franca ka konfirmuar 499 vdekje të reja nga coronavirusi në 24 orët e fundit, duke e çuar numrin total në 3,523.
Sipas autoriteteve kjo është rritja më e lartë e vdekjeve ditore që nga fillimi i përhapjes së virusit.
Drejtori i agjencisë shëndetësore, Jerome Salomon, tha në një konferencë për shtyp se numri i rasteve ishte rritur në 52,128, ndërsa 5,565 prej tyre gjenden në kujdesin intensiv.
Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, Franca është një nga pesë vendet që ka tejkaluar pragun e 3,000 vdekjeve, përfshirë Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Kinën, Italinë dhe Spanjën.
Raportohet se vendi nuk është duke numëruar vdekjet jashtë spitaleve, kështu që numri i përgjithshëm i viktimave mund të jetë potencialisht më i lartë. /Telegrafi/