Site icon Telegrafi

Afër 500 banesa të shqiptarëve ende të uzurpuara

Agjencia e Kosovare e Pronave, herë pas herë është duke bërë përpjekje për lirimin e pronave të shqiptarëve Në veri të Mitrovicës nga uzurpatorët dhe një gjë të tillë është përpjekur ta bëjë edhe të premten, kur nuk arriti ta nxjerrë nga banesa e një shqiptari, familjen serbe Millanoviq.

Në veri të Mitrovicës ene mbahen të uzurpuara 480 banesa të shqiptarëve dhe të komuniteteve jo serbe, në të cilat jetojnë familje serbe, jo vetëm nga veriu i Kosovës, Mitrovica e jugut, Vushtrria e Skenderaj, por edhe nga e gjithë Kosova, shkruan Zëri.

Agjencia e Kosovare e Pronave, herë pas herë është duke bërë përpjekje për lirimin e pronave të shqiptarëve nga uzurpatorët dhe një gjë të tillë është përpjekur ta bëjë edhe të premten, kur nuk arriti ta nxjerrë nga banesa e një shqiptari, familjen serbe Millanoviq.

Kësaj familjeje, zyrtarë të Agjencisë Kosovare të Pronave, të cilët shoqëroheshin edhe nga pjesëtarë të Njësive Speciale të Policisë së Kosovës, i kanë dhënë afat 15 ditë që ta lirojë banesën e pronarit shqiptar, e cila ndodhet në rrugën kryesore të veriut të Mitrovicës “Kral Petar”, emri i të cilit nuk u bë i ditur. /Telegrafi/

Exit mobile version