Site icon Telegrafi

Afër 400 punëtorë asimptomatikë në një fabrikë në SHBA rezultuan pozitivë me coronavirus

Gati 400 punonjës pa simptoma kanë rezultuar pozitivë me COVID-19 në një fabrikë të mishit në Missouri të SHBA-së.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, departamenti i shëndetësisë lokale filloi të testojë më shumë se 2,200 punëtorë në uzinën e Saint Joseph, pasi 92 prej tyre pa simptoma rezultuan pozitivë me COVID-19, ndërkaq deri të dielën u konfirmuan 373.

“Ne punuam këtë fundjavë duke i identifikuar këta pacientë asimptomatikë dhe kemi iniciuar procesin e gjurmimit të kontaktit për ata që kanë qenë në kontakte të ngushta me pacientët që rezultuan pozitivë”, tha Dr. Randall Williams.

Ndryshe Drejtori i Përgjithshëm i Triumph Foods, Mark Campbell tha të dielën se këto rezultate do t’i ndihmojnë atyre të gjurmojnë coronavirusin në objektin e fabrikës.

Bëhet e ditur se numri i përgjithshëm i të infektuarve në SHBA u rrit në 1.1 milionë, prej tyre 68 mijë kanë ndërruar jetë, ndërsa 180 mijë u shëruan./Telegrafi/

Exit mobile version