Më shumë se 370 protestues janë arrestuar në Kinë, si pasojë e demonstratave ndaj ligjit të sigurisë, i cili u miratua të martën nga Pekini.
Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, me ligjin e ri, Kina mbizotëron nivele të reja mbi kontrollin e territorit gjysmë-autonom apo Hong Kong-ut.
Lidhur me këtë vendim, shefi ekzekutiv i Hong Kong-ut, Carrie Lam, tha se ligji paraqet zhvillim të rëndësishëm ndaj marrëdhënieve midis Kinës dhe Hong Kong-ut, që nga dorëzimi i këtij territori në vitin 1997.
Mirëpo, ndryshe e kanë pritur qytetarët e Hong Kong-ut këtë vendim, pasi mijëra prej tyre vërshuan rrugët e Gjirit Causeway dhe Wanchai.
Ndërkaq policia hodhi gaz lotësjellës ndaj protestueve, dhe ujë nga automjetetet ujëhedhëse./Telegrafi/