Telegrafi

Afër 25 mijë raste aktive me coronavirus, paralajmërohet kthimi i orës policore dhe shkurtimi i orarit të gastronomisë

Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon në total numri i rasteve aktive është 24,939.

MSH njofton se numri i të shëruarve është 109.786, ndërsa nga fillimi i pandemisë kanë vdekur 2,387 persona.

Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 747.898 doza të vaksinës, ndërkaq deri më sot 256.235 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.

Ndryshe, duke parë numrin e lartë të të infektuarve dhe viktimave janë paralajmëruar masa të reja.

Në kuadër të masave të reja që pritet të zgjasin nga 1 shtatori deri më 13 shtator është paraparë edhe rikthimi i orës policore.

Lajmin e ka bërë të ditur Oda e Hotelierisë dhe Turizmit, e cila sot ka zhvilluar një takim me ministrin e Shëndetësisë, Arben Vitia, transmeton Telegrafi.

Sipas Odës së Hotelierisë dhe Turizmit, këto janë disa nga masat që do të merren:

“Për shkak të numrit të madh të rasteve të të infektuarve me Covid-19 ju lusim t’i respektoni këto dhe masa të tjera që priten të hyjnë në fuqi së shpejti”, thuhet në njoftimin e Odës së Hotelierisë dhe Turizmit.

Qeveria e Kosovës më 12 gusht ka miratuar vendimin për masat e reja kufizuese kundër COVID-19, të cilat kanë hyrë në fuqi më 20 gusht. /Telegrafi/