Numri i rasteve me coronavirus është rritur në mënyrë enorme javëve të fundit, ndërkaq numri është rritur edhe i atyre që kërkojnë hospitalizim.
Shërbimi Spitalor Klinik Universitar i Kosovës ka njoftuar se 1016 pacientë të shtrirë në klinikat COVID dhe spitalet e përgjithshme.
Prej tyre, 902 të konfirmuar Covid-19 pozitivë, 797 me oksigjeno-terapi dhe 37 në gjendje të rënduar shëndetësore
Në QKUK, 358 pacientë të shtrirë, 325 prej tyre Covid-19 pozitivë,309 me oksigjeno-terapi
Klinika Infektive, 119 pacientë
Klinika e Pulmologjisë, 54 pacientë
Klinika e Pediatrisë, 9 pacientë
Klinika e Gjinekologjisë, 22 pacientë
Klinika Infektive 2 (Mjekësia Sportive), 93 pacientë
Klinika Infektive 3 (Interno), 56 pacientë
Në spitalet e përgjithshme po trajtohen 658 pacientë, 577 prej tyre Covid-19 pozitivë, 488 me oksigjeno-terapi.
Spitali i Prizrenit, 130 pacientë
Spitali i Gjakovës, 126 pacientë
Spitali i Pejës, 162 pacientë
Spitali i Gjilanit, 112 pacientë
Spitali i Mitrovicës, 28 pacientë
Spitali i Vushtrrisë, 18 pacientë
Spitali i Ferizajt, 82 pacientë.
Ndryshe, Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon në total numri i rasteve aktive është 23.845.
Numri i përgjithshëm i të shëruarve është 108.603, ndërsa nga fillimi i pandemisë kanë vdekur 2,370 persona.
Në 24 orët e fundit janë dhënë 18.326 doza të vaksinës kundër COVID-19.
Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 747.898 doza të vaksinës.
Deri më sot 250.626 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë. /Telegrafi/