Policia në qytetin bavarez të Passau nisi një hetim, pasi postera të një kandidati lokal për Alternativën populiste të krahut të djathtë për Gjermaninë (AfD), u shfaqën në qytet gjatë fundjavës me sloganin e ndaluar të epokës nacionalsocialiste “Alles fur Deutschland” (Të gjitha për Gjermaninë).
“Ne morëm informacione për posterat të premten në mbrëmje dhe ndërkohë janë hequr të gjithë”, tha policia në qytetin bavarez Passau, transmeton Telegrafi.
Sipas të njëjtave burime, “në koordinim me prokurorinë e shtetit” ka nisur hetimi për “dyshim të arsyeshëm për vepër penale”.
Posterat shfaqnin sloganin e famshëm “Alles fur Deutschland” të përdorur nga SA, krahu paraushtarak i Partisë Kombëtare Socialiste të Punëtorëve Gjermanë (NSDAP).
In #Passau hingen bis gestern mindestens zwei Plakate mit der verbotenen Losung der SA "Alles für Deutschland" mit dem Logo der #noAfD Bayern.
Rückseitig angebracht jeweils die Wahlwerbung des Bezirkstagskandidaten #JohannMeier.Ein sich entwickelnder Thread.
1/x #ltwby23 86 IV pic.twitter.com/zmtOcI0N2E— Simon | Einbinden ist illegitim (@Simmerl19) September 9, 2023
Kryetari i AfD-së për Bavarinë, Stefan Prochka, tha se posterat janë punuar me dorë dhe ngjitur nga një kandidat vendor dhe se kjo nuk është lejuar nga dega e AfD-së për Bavari.
“Nuk ka vend për diçka të tillë në AfD”, tha Prochka, duke shtuar se “çdo fjalë nuk duhet të peshohet”, por se ka disa parulla që thjesht nuk duhen përdorur.
Theksimi i atij slogani, si dhe evidentimi i një shenje tjetër nga koha e regjimit nacionalsocialist, si dhe e ashtuquajtura përshëndetja e Hitlerit është pjesë e veprës penale të glorifikimit të organizatave dhe botëkuptimeve antikushtetuese, dhe mund të dënohet me gjobë ose me burgim deri në tre vjet. /Telegrafi/