Telegrafi

Afati për fondin e GJA deri në janar 2011

“Puna për Gjykatën Administrative është pezulluar, gjithmonë brenda afateve të këtij programi, keni mundësi deri në janar 2011, por brenda kësaj kohe na duket sikur ju nuk do ta miratoni këtë ligj. Gjithsesi, Shqipëria ka gjithë shanset që dëshiron”, citohet nga Top-Channel, Bruce Kay- drejtuesi i programit “Sfida e mijëvjeçarit”.

Rreth një muaj më parë, parlamenti nuk arriti të miratojë projektligjin për Gjykatën Administrative, pasi opozita e braktisi seancën duke vënë si kusht hetimin e zgjedhjeve të qershorit 2009. Ndërsa për miratimin e këtij projektligji kërkohen 84 vota të cilat nuk arrihen pa opozitën.

Drejtori i projektit deklaroi gjithashtu se Shqipëria është i vetmi vend në botë që i jepet një shans i dytë për të përfituar nga programi i financimit të SHBA-ve edhe për disa reforma të tjera. /Telegrafi/