Site icon Telegrafi

Afati kalimtar për të huaj përfundon më 10 prill

Klubet e ETC Superligës së Kosovës, ETC Ligës së Femrave dhe Ligës së Parë të Meshkujve do të mund të regjistrojnë basketbollistë të huaj deri më 10 prill 2014, ka njoftuar Komesari i Garave i Federatës së basketbollit të Kosovës (FBK).

Konform nenit 23 të Propozicioneve të Garave për edicionin 2013/14 të enjten më 10 prill 2014 në ora 16:00 përfundon angazhimi dhe regjistrimi i lojtarëve të huaj, shkruhet në njoftimin e Komesarit.

Pas skadimit të kësaj date, asnjë lojtar i huaj nuk mund të regjistrohet në Federatën e Basketbollit të Kosovës. /Sporti1/Telegrafi/ 

Exit mobile version