Site icon Telegrafi

Afati kalimtar në hendboll është i hapur deri më 15 janar

(Foto: kosovahandball.info)

Më 7 janar është hapur afati kalimtar për hendbollistë dhe hendbolliste.

Afati kalimtar është i hapur deri më 15 janar, ndërsa pritet të ketë lëvizje të lojtarëve.

Janë disa skuadra që kanë paralajmëruar angazhimin e lojtarëve të rinj për pjesën e dytë të kampionatit.

Pritet garë e fortë si te hendbollistët ashtu edhe te hendbollistet dhe shumë prej skuadrave pritet ta shfrytëzojnë afatin kalimtar të janarit.

Exit mobile version