Federata e Basketbollit e Kosovës (FBK) ua rikujton klubeve anëtare të saj se afati i rregullt kalimtar dimëror do të përfundoj sot në ora 16:00.
Kështu shkruan në njoftimin e FBK-së, ku i bëhet thirrje klubeve që kërkesat pas kësaj do të merren parasysh vetëm deri në kohën e caktuar.
Duhet theksuar se stinori pranveror në Superligën e Kosovës do të startoj këtë fundjavë, ndërsa termini për xhiron e shtyrë për një javë do të kompensohet në muajin prill.