Angela Martini i ka dhënë ditë më parë fund beqarisë duke u martuar me një afarist rumun.
Bukuroshja shqiptare papritmas ka kurorëzuar lidhjen disamujore me Dragos Savulescu.
Ky i fundit i ka kushtuar disa rreshta martesës me shkodranen duke e cilësuar si femrën më seksi në botë.
“Sapo u martova me femrën më seksi në botë! E pazakontë, aq e çmendur! Jeta është kaq e mahnitshme dhe aq e bukur!”, ka shkruar në llogarinë personale në Instagram, Dragos.
Kujtojmë se dyshja tash e sa kohë janë në lidhje dhe se asnjëherë nuk është përfol për një martesë.
Theksojmë se dëshmitar të martesës së tyre ishte këngëtarja shqiptare, mikesha e Angelës, Bleona Qereti.
Ndryshe, 31-vjeçaren nuk dihet nëse do ta shohim në pasarelat botërore të modës duke ditur që nga momenti i lidhjes me milionerin, nuk e kemi parë në ndonjë ngjarje të botës së modës. /Telegrafi/