Site icon Telegrafi

Afaristëve të Maqedonisë u prezantohet ndërmjetësimi si metodë për zgjidhje të çështjeve të ndryshme

Një çëshjte afariste një milion denarëshe mund të zgjidhet për 3.5 deri 5 orë, pa ndonjë harxhim shtesë, përmes ndërmjetësimit, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Kjo metodë është duke u afirmuar dhe promovuar nga ana e Odës Ekonomike të Maqedonisë (OEM) për kompanitë vendase. Pas themelimit të Agjencisë për mbështetje të ndërmjetësimeve (AMN) në korrik të këtij viti, janë shpeshtuar seminaret nëpër qytetet e vendit, për prezantimin e ndërmjetësimit para një numri sa më të madh firmash.

Ndërmjetësimi mund të zbatohet në çështjet pronësore-juridike, tregtare, punuese, harxhuese, në çështjet e sigurimeve, kundërthëniet në sferën e arsimit, mbrojtjes së ambientit jetësor, diskriminimint, etj./Telegrafi/

Exit mobile version