Telegrafi

Afaristët Hetem Ramadani dhe Fatmir Zymberi bëhen anëtarë të Institutit për Avancim Kombëtar (IPAK)

Instituti për Avancim Kombëtar njofton publikun se afaristët e suksesshëm të trojeve shqiptare, Hetem Ramadani dhe Fatmir Zymberi, janë bërë anëtarë të Institutit për Avancim Kombëtar

Instituti për Avancim Kombëtar është inicuar dhe themeluar në Prishtinë nga shkencëtarë dhe profesionistë të mërgatës shqiptare, të cilët kanë arritur majat e suksesit në fushat e tyre, në konkurrencën e lartë të vendeve të perëndimit.

“Misioni i Institutit për Avancim Kombëtar është që çdo shqiptar në tërë botën të ketë mundësi të jetojë një jetë me dinjitet. Ne kemi një diasporë jashtëzakonisht të shkolluar dhe me përvojë të madhe në vendet perëndimore ku konkurrenca është e lartë, dhe ne dëshirojmë që këto njohuri dhe këto përvoja t’i bartim në vendet amë dhe të punojmë edhe me ekspertë nga vendet amë për avancimin e kombit tonë“.

“Bashkëpunimi në mes të shkencës dhe afarizmit është i pashmangshëm për avancim kombëtar. Ne ju urojmë mirëseardhje në IPAK Prof. Hetem Ramadanit dhe z. Fatmir Zymberit, të dy njerëz me vlera të larta njerëzore dhe kombëtare, që kanë dëshmuar me kontributin e tyre në të gjitha kohërat se janë të gatshëm të kontribuojnë për avancimin e kombit tonë,” thotë Prof. Dr. Fadil Çitaku, PhD.

Bashkë-iniciuesi dhe kryetar i IPAK, apelon që ekspertët e fushave të ndryshme, shkencëtarët dhe afaristët nga diaspora dhe trojet amë, të bashkohen në IPAK, sepse vetëm të bashkuar mund ta avancojmë kombin tonë.

Për të gjithë partnerët potencialë që dëshirojnë të bashkëpunojnë në ndonjë projekt konkret me Institutin për Avancim Kombëtar, por edhe për të gjithë ata që dëshirojnë të bëhen anëtarë të këtij instituti, mund ta kontaktojnë administratën e IPAK përmes këtij e-maili: info@ipak-institute.com /Telegrafi/