Kompanitë e rajonit të Prilepit kërkojnë mundësi të barabartë për investime në zonat e lira ekonomike. Në takimin me Konfederatën e afaristëve të Maqedonisë (KAF), ata biseduan për problemet me të cilat përballen, për pritshmëritë, por edhe për zgjidhjet e mundshme të këtyre sfidave, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Një nga problemet më të vështira, sipas këtyre kompanive, është qasja në financa. Sipas AIM-së, kompanitë presin qasje më të lehtë në këtë drejtim, pa dallime nëse bëhet fjalë për kreditorë të brendshëm apo po të jashtëm.
Përndryshe, KAF organizon seri takimesh të këtilla dhe aktivitete promovuese nëpër qytete dhe rajone ku përfshihen një numër i madh afaristësh, sipërmarrësish dhe menaxherësh. Tatimet janë pjesë e projektit ”përparimi i dialogut social” që financohet nga BE-ja./Telegrafi/