Site icon Telegrafi

Aeroportit i rrezikohet kontrata

Ministria e Infrastrukturës (MI) është duke bërë hetime në aeroportin ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari”, pasi që para pak ditësh në Aeroport ka ateruar një avion i kompanisë “Express Airways” pa u pajisur me leje nga Ministria e Infrastrukturës.

Aderimi i kompanisë në fjalë ndodh pikërisht në kohën kur mijëra qytetarë që kryesisht jetojnë në vende të ndryshme të Evropës u plaçkiten nga aviokompani mashtruese që kanë fluturuar kryesisht nga Zvicra dhe Gjermania për në Prishtinë dhe anasjelltas.

Ministri i Infrastrukturës, Lutfi Zharku, i kontaktuar nga gazeta “Zëri” thotë se në këtë rast Aeroporti ka bërë shkelje të rëndë, pasi që ka lejuar që të aterojë një kompani, e cila nuk ka marrë licencë nga Ministra që drejton ai. /Zëri/Telegrafi/

Exit mobile version