Site icon Telegrafi

Aeroporti i Zurich thyen rekorde, regjistron një miliard shitje

Aeroporti i Zurichit në vitin 2016 për herë të parë ka numëruar më shumë se 100.000 pasagjerë për një ditë. Dhe, jo vetëm një herë, por në tetë ditë, siç njoftoi CEO i aeroportit, Stephan Widrig. Aeroporti u zgjodh më i miri për transportimin e mallrave në Evropë.

Operatori i aeroportit ka folur gjerësisht për një vit financiarisht shumë të suksesshëm. Për herë të parë kompania ka tejkaluar miliardin e saj në shitje dhe rrit fitimin e saj për 248 milionë franga zvicerane. /Telegrafi/

Exit mobile version