Site icon Telegrafi

Aeroporti i Zelandës së Re shkakton reagime të shumta me shenjën që “kufizon përqafimet e lamtumirës” në tre minuta

Përqafimi i lamtumirës me të dashurit tuaj mund t’ju sjellë në telashe në një aeroport të Zelandës së Re nëse përqafimi juaj zgjat shumë.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, aeroporti ndërkombëtar në Dunedin, një qytet në Ishullin Jugor, ka vendosur një kufi prej tre minutash për përqafimet, si pjesë e një përpjekjeje më të gjerë për të përmirësuar sigurinë dhe për të mbajtur trafikun të rrjedhshëm në zonën e tij të uljes.

Një tabelë e ngritur në zonën e aeroportit paralajmëron: “Koha maksimale e përqafimit është 3 minuta. Për lamtumirën ‘e zgjatur’, ju lutemi përdorni parkingun e makinave”.

Por një postim në Facebook që ka pasur dhjetëra mijëra shikime dhe komente, i është thënë aeroportit se nuk mund të diktojnë se sa kohë lejohet të përqafohet. /Telegrafi/

Exit mobile version