Telegrafi

Aeroporti, ushtrim për rastet emergjente

Aeroporti Ndërkombëtar i Prishtinës ‘Adem Jashari’ Limak Kosovo planifikon do të mbajë ushtrimin gjithëpërfshirës sipas Planit Emergjent, i cili mbahet çdo dy vite ku të gjitha Agjensionet e Emergjencave Kombëtare duhet të reagojnë.

Sipas një njoftimi të Aeroportit, qëllimi i këtij plani është që të minimizoj efektet e emergjencave respektivisht të shpëtoj jetë dhe të aplikoj procedurat në bashkëpunim me të gjitha agjensionet në rast të ndonjë emergjence në Aeroport dhe rrethinë.

Ky ushtrim përfshin një skenar të një aterimi emergjent të një aeroplani me pasoja fatale jetësore dhe udhëtarë tjerë të lënduar. /Telegrafi/