Telegrafi

Aeroporti i Romës bëhet i pari në Evropë, ku punonjësit bartin “helmetat e mençura” kundër coronavirusit – me to ua matin temperaturën pasagjerëve

Aeroporti i Romës, Fiumicino është i parë në Evropë që do të përdorë “helmetat e mençura” për matjen e temperaturës së pasagjerëve, me qëllim të parandalohet përhapja e coronavirusit.

Në pyetje janë më shumë pajisje të matin temperaturën, më saktësisht termoskanerë në formë të helmetës që i mundësojnë punonjësve të aeroportit të matin temperaturën trupore të pasagjerëve nëpër terminale, në një distancë prej shtatë metrave, transmeton Telegrafi.

Në rast se kjo pajisje konstaton temperaturë mbi 37.5 tek ndonjë pasagjer, atëherë pason kontrolli mjekësor.

Tërë këto masa pjesë e planit të aeroportit Fiumicino që ka për qëllim normalizimin e trafikut ajror në një periudhë sa më të shkurtër kohore, duke siguruar pasagjerët se do të jenë të shëndetshëm gjatë udhëtimit. /Telegrafi/