Telegrafi

Aeroporti i Rinasit vazhdon të mbetet i bllokuar

Situata në Aeroportin “Nënë Tereza” në Rinas vazhdon të jetë kaotike.

Si asnjëherë më parë, kontrollorët e AlbControl kanë bllokuar punën, e për rrjedhojë, janë pezulluar të gjitha fluturimet.

Që nga dita e mërkurë, asnjë avion nuk ateroj ose ulet në aeroport.

Për momentin raportohet që edhe fluturimet e paradites së kësaj të enjteje janë anuluar, ndërsa nuk dihet ende se çfarë do të ndodhë me fluturimet e orëve të pasdites. /Vision Plus/