Site icon Telegrafi

Aeroporti i ri i Stambollit, tashmë 80 për qind i përfunduar

Megaprojekti 10.2 miliardë euro i Aerportit të ri të Stambollit ka përfunduar 80 për qind të punimeve dhe gjatë javës festoi ndezjen e dritave në pistën e parë nga tre të tilla. Aeroporti që po ngrihet në periferi të qytetit është brenda afatit të lëshimit në përdorim me 29 tetor tëtij viti.

Ai do të ketë tre pista paralele, ku e para që përfundoi është 3,750 metra e gjatë dhe 60 metra e gjerë, si dhe ka të instaluara 34,183 drita LED.

“Ne po punojmë natë e ditë për këtë projekt, i cili do të vendosë gjurmën e Turqisë në historinë e aviacionit. Përfundimi i fazës së parë afrohehet me çdo metër katror të ndërtuar”, u shpreh, Yusuf Akcayoglu, shefi i kompanisë “IGA Airports Construction”.

Konsorciumi që po ndërton këtë aeroport në Stamboll përfshin pesë kompani.

“Së fundmi kemi përfunduar sistemin e bagazheve, i cili përbën bërthamën e aeroportit tonë. Tani kemi bërë gati për ulje edhe pistën numër një me të gjitha pajisjet në përputhje me standardet aktuale botërore”, tha ai.

Rreth 100 linja ajrore do të funksionojnë në Aeroportin e Ri të Stambollit kur ai të hapë dyert për bizneset më vonë gjatë vitit.

Fillimisht do të pajiset për të përballuar 90 milionë pasagjerë në vit, por me zgjerimin me faza pritet të rritet për t’u bërë porta më e frekuentuar në botë me deri në 200 milionë pasagjerë në vit. /Telegrafi/

Exit mobile version