Telegrafi

Aeroporti i Prishtinës: Udhëtarët dhe personeli janë evakuuar

Aeroporti i Prishtinës sot në orët e mëngjesit ka pranuar një kërcënim me bombë.

Zëdhënësja e Aeroportit, Valentina Gara ka bërë të ditur se udhëtarët dhe personeli janë evakuuar dhe janë të sigurt.

“Konfirmojmë se kemi pranuar një kërcenim me bombë. Udhëtarët dhe personeli janë evakuuar dhe janë të sigurt. Ekipet e involvuara në planin emergjent janë duke kryer detyrat e tyre”, shkruan Gara në Facebook.

Ndërkaq, Policia e Kosovës përmes një komunikate për media bën të ditur se për shkak të kanosjes me mjete shpërthyese është mbyllur përkohësisht Aeroporti ndërkombëtar “Adem Jashari” në Prishtinë.

Në njoftim thuhet se bazuar në këtë informacion, Policia e Kosovës në bashkëpunim dhe koordinim me institucionet relevante, ka ndërmarrë veprimet e menjëhershme policore, ku për shkaqe sigurie ka mbyllur përkohësisht aeroportin. /Telegrafi/