Telegrafi

Aeroporti i Prishtinës ka një njoftim për ata që duan të udhëtojnë për në Gjermani

Aeroporti Ndërkombëtar i Prishtinës “Adem Jashari”, njofton se nga sot e deri më 30 prill planifikon të realizojë vetëm një fluturim komercial.

Sipas njoftimit, udhëtimi do të bëhet nga Prishtina për në Dusseldorf nga kompania “EuroWings”.

“Ju njoftojmë se nga sot deri më 30 Prill, është planifikuar vetëm një fluturim komercial në shkuarje! EW5703 Prishtinë-Dusseldorf (ora 13:25) EUROWINGS”, thuhet në njoftim.

Që nga data 13 mars kur në Kosovë u konfirmuan rastet e para me cornavirus, në kuadër të masave për parandalimin e përhapjes së pandemisë, Qeveria e Kosovës vendosi edhe reduktimin e fluturimeve të aeroplanëve nga Kosova si dhe aterimin e atyre që vijnë në vendin tonë. /Telegrafi/