Më shumë se katër milionë qytetarë kanë udhëtuar gjatë këtij viti përmes aeroportit ndërkombëtar “Adem Jashari”.
Kryeministri Albin Kurti tha se gjatë vitit 2024 ka pasur dyfishim të numrit të pasagjerëve por edhe destinacioneve të reja për udhëtim.
“Është tejkaluar numri prej 4 milionë pasagjerëve që kanë udhëtuar nga dhe drejt Prishtinës. Në anën tjetër, në vitin 2021 numri i pasagjerëve mbi 1 milionë. Sivjet kemi më shumë se dyfishim të numrit të pasagjerëve, si dhe kemi 16 operatorë të rinj dhe destinacione të reja”, tha Kurti.
Udhëtari i katër milionët kanë qenë një çift nga diaspora, Xhevdet dhe Fatime Gaxherri të cilët kanë fituar një sërë dhuratash nga aeroporti.