Qeveria çeke njoftoi sot se ka miratuar një plan për të zgjeruar përdorimin e kamerave të njohjes së fytyrës në aeroportin ndërkombëtar në Pragë.
Anëtarët e qeverisë ka rënë dakord të vendosen kamera përgjatë aeroportit “Vaclav Havel”, pasi miratuan më parë instalimin e tyre në zonat e tranzitit.
Kjo do të rrisë numrin total të kamerave nga 100 në 145, transmeton AP.
Më shumë se një vit më parë, qeveria shtoi masat e sigurisë në aeroportin në Pragë, kur vendosi 200 anëtarë shtesë të forcave të sigurisë.
Qeveria çeke planifikon të përmirësojë masat e sigurisë në aeroportet e tjera ndërkombëtare në vend. /kp/Telegrafi/