Dy pista u mbyllën në aeroportin Charles-de-Gaulle të Parisit të martën, pasi zyrtarët u përpoqën të kapnin një qen një javë pasi ai u arratis nga një aeroplan, thanë burimet e Air France dhe aeroportit.
Që kur qeni doli nga një kafaz transportues të martën e kaluar gjatë një operacioni shkarkimi, ka pasur një kërkim intensiv për kafshën shtëpiake, në pronësi të një turisti austriak që erdhi në Francë me Air France nga Vjena.
Policia e aeroportit duhej të vendoste një dron kërkimi të martën, duke kërkuar mbylljen, transmeton Telegrafi.
“Kafsha është pikasur disa herë, por deri më tani nuk ka qenë e mundur të kapet”, u tha nga aviokompania Air France.
Plani, shtuan zyrtarët e aeroportit, është që të afrohen sa duhet për të vënë në gjumë kafshën me një gjilpërë hipodermike.
Ata zgjodhën një orar të përshtatshëm pasdite për operacionin, duke shmangur kështu çdo ndikim në fluturimet e planifikuara.
Janë vendosur postera për të alarmuar stafin e aeroportit. Roissy Charles-de-Gaulle, me katër pistat e tij, konkurron me Schiphol të Amsterdamit, për vendin e parë të aeroporteve më të ngarkuara të Bashkimit Evropian. /Telegrafi/