Telegrafi

Aeroporti parisien i “Roissy” nën mbikëqyrje për detektimin e punonjësve të radikalizuar

Që prej rrëzimit të avionit të EgyptAir, hetuesit janë duke zhvilluar në aeroportin parisian të “Roissy” kontrolle të personelit që kishte akses në aeroplanë dhe kontrolle të kamerave të sigurisë për të detektuar punonjës që mund të jenë radikalizuar, ndërkohë që aeroporti gjendej nën mbikëqyrje të lartë që prej atentateve të vitit 2015.

Pas sulmeve xhihadiste vitin e kaluar në Paris, autoritetet vendosën të kontrollojnë rreth 86 000 autorizime kalimi në zonën e quajtur “të rezervuar” në aeroportin “Roissy-Charles de Gaulle”.

Megjithatë, mes janarit 2015 dhe prillit 2016, më shumë se 600 personave u është hequr kjo leje, ose u është refuzuar dhënia apo rinovimi, madje 85 prej tyre dyshohen për radikalizëm, sipas autoriteteve franceze.

“Pavarësisht këtyre masave, në këtë sektor numërohen rreth 400 raste shqetësuese radikalizmi”, thekson një burim pranë kësaj dosjeje.

Për t’i identifikuar, autoritetet po shqyrtojnë të gjitha detajet si refuzimi nga ana e një punonjësi mashkull t’i flasë një femre apo të marrë këshilla nga ana e saj, kjo mjafton për t’i hequr të drejtën e hryrejs në zonën e rezervuar të aeroportit.

Që prej të enjtes, personeli në terren që pati mundësi, nga afër os e larg, t’i afrohet avionit të kompanisë egjiptiane që u fundos në Mesdhe në mbrëmjen e të mërkurës, janë duke u marrë në pyetje nga hetuesit.

Nga ana tjetër hetuesit shprehen se të gjitha pistat mbi arsyet e rrëzimit të avionit mbeten të hapura.