Telegrafi

Aeroporti në të cilin kurrë nuk ka humbur asnjë valixhe

Kansai International Airport ka fituar çmimin e aeroportit që ofron shërbime më të mira për bagazhin dhe valixhet për pasagjerët, transmeton Mirror.

Aeroporti në Japoni prej nga dita kur është hapur në vitin 1994, ka dhënë aq shërbim të mirë në këtë drejtim sa që deri tani asnjëherë nuk është regjistruar ndonjë rast për humbjen ose mungesën e ndonjë valixheje.

Kompania angleze Skytrax e cila ka bërë këtë hulumtim, ka analizuar 550 aeroporte në tërë botën, dhe si rezultat ka nxjerrë Aeroportin e Kansait si aeroportin me shërbimin më të mirë për valixhe.

Ndërsa edhe aeroportet tjera japoneze si Haneda International dhe Narita International ia kanë dalë të hyjnë në listën e ngushtë të dhjetë aeroporteve me shërbimin më të mirë. /Telegrafi/