Telegrafi

Aeroporti në Madeira merr emrin e Ronaldos (Foto)

Rikthimi i Cristiano Ronaldo-s në vendlindjen e tij Madeira të Portugalisë ka qenë një festë e vërtetë për njerëzit vendas të cilët festuan me idhullin e shtëpisë suksesin e portugezëve në Euro 2016, ku u shpallën kampionë të Europës, pas fitores në finalen ndaj Spanjës.

Cristiano Ronaldo ka lindur në Funchal të ishullit Madeira më 5 shkurt 1985. Cristiano Ronaldo përuroi një muze kushtuar atij në Madeira (Portugali) Autoritetet vendase e kanë nderuar Cristiano Ronaldon, duke i vënë emrin e tij aeroportit të vogël të ishullit. Cristiano ndërpreu pushimet në Ibiza dhe shkoi në vendlindje për inaugurimin e një hoteli dhe të një muzeu që i kushtohet atij.

Ronaldo do të qëndrojë mes njerëzve të tij deri të dielën në mbrëmje, më pas do të niset për t’u bashkuar Real Madrid në turneun veror.