Aeroporti në ishullin spanjoll La Palma është mbyllur sërish për shkak të hirit të vullkanit, që ka shpërthyer tri javë më parë.
Shkencëtarët pretendojnë se është duke vazhduar shpërthimi i vullkanit, dhe se është vështirë të parashikohet se kur mund të merr fund kjo situatë, transmeton Telegrafi.
E pavarësisht që ditëve të fundit intensiteti i shpërthimit ka rënë, ai po vazhdon të nxjerrë llavën.
Në La Palma me 85.000 banorë, gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar 16 tërmet, fuqia shkatërruese e të cilëve ka qenë 3.5.
Kjo llavë ka detyruar autoritetet të evakuojnë qytetarët numri i të cilëve shkon në mbi 6.000, e i shtëpive të shkatërruara në 600.
Për shkak të reve të hirit, aeroporti në ishull është mbyllur përkohësisht edhe gjatë muajit të kaluar. /Telegrafi/