Në aeroportin e Mynihut në Gjermani sot janë anuluar rreth 200 fluturime, ndërsa dy terminale u evakuuan plotësisht nga aeroporti, pasiqë një grua e paidentifikuar kaloi zonën e kontrollit të sigurisë.
Mediat lokale raportojnë se gruaja ka kaluar zonën e terminalit 2 dhe pastaj u zhduk. Lidhur me këtë kanë filluar hetime disa orëshe ndërsa policia nuk konsideronte se gruaja paraqet “rrezik ekstrem”.
Mijëra pasagjerë u evakuuan, ndërsa vonesa kanë pësuar 60 fluturime.
Pas hetimeve disa orëshe, terminalet u rihapën duke krijuar radhë të gjata. /Telegrafi/