Zëvendëskryeministrja dhe njëkohësisht edhe Ministrja e Infrastrukturës, Belinda Balluku njoftoi sot se Aeroporti i Munihut do të jetë zyrtarisht operatori i Aeroportit Ndërkombëtar të Vlorës.
E shoqëruar nga drejtori i Aviacionit Civil, Maksim Ethemaj, Balluku priti në takim përfaqësuesin e Aeroportit të Munihut, Lorenzo Di Loreto.
“Konsorsiumi i drejtuar nga Behgjet Pacolli , tashmë me një bashkëpunëtor ekselent si Aeroporti i Munihut , i ka të gjitha shanset për të qenë lideri rajonal në fushën e aviacionit civil. Krenarë për vendin tonë që tashmë përmes proceseve transparente, përthith çdo ditë e më shumë kompani të huaja me reputacion të padiskutueshëm në tregun ndërkombëtar”, tha Balluku në një postim në Facebook. /Telegrafi/