Telegrafi

Aeroporti mund të mbetet pa kerozinë

Sipas të përditshmes “Ekspress”, e cila ka botuar këtë temë, kompania “Air BP”-“British Petrolum”, e cila që nga përfundimi i luftës e furnizon këtë aeroport me kerozinë, i skadon kontrata për furnizim me 1 korrik, ndërkohë që nuk është hapur tender i ri për furnizim me këtë lëndë.

Procedurat tenderues për të zgjedhur furnizuesin e ri marrin shumë kohë dhe do të duhej së paku një muaj nga dita e shpalljes së tenderit e deri të shpallja e fituesit.

Këto informacione gazeta i bazon duke u thirre në burimet e vete brenda UNMIK-ut, i cili deri më tash i ka nënshkruar kontratat me këtë kompani dhe ja pati zgjatur pa tender furnizimin e mëtutjeshëm me kerozinë të ANP-së, kësaj kompanie.

Por zyrtarë të Shtyllës së Katërt të UNMIK-ut kanë deklaruar se tashmë kjo çështje i përket qeverisë së Kosovës.