Telegrafi

Aeroporti i Tiranës, udhëtarë sa Aeroporti i Prishtinës

"Tirana International Airport" gjatë 2008 ka shënar rritje prej 14.6%, ndërsa shifër të njejtë të rritjes së numrit të udhëtarëve ka shënuar edhe Aeroporti Ndërkombëtar i Prishtinës.

"Aeroporti ka shënuar një tjetër rritje mjaft domethënëse. Duke konsideruar këtu të dhënat e vitit të kaluar, ne jemi mjaft të kënaqur për mbylljen e vitit në mënyrë kaq të suksesshme", ka deklaruar drejtoresha e Përgjithshme Ekzekutive e TIA-s, Andrea Gebbeken.

Edhe në ANP janë shprehur mjaftë të kënaqur me rritjen gjatë vitit 2008 ndërsa rritja e numrit të udhëtarve ka vazhduar edhe për muajin e parë të vitit 2009, me rreth 6 përqind.  /Telegrafi/