Telegrafi

Aeroporti i Tiranës rrit qarkullimin e udhëtarëve

Gjatë vitit 2010, Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës (TIA) u ka shërbyer 1 milionë e 536 mijë e 822 pasagjerëve duke regjistruar në këtë mënyrë dhe njëherë një performancë të shkëlqyer të kompanisë. Aeroporti gjithashtu ka shënuar 20,768 lëvizje të trafikut ajror (ATM) dhe ka përpunuar 1,785 tonë mallra. Duke i krahasuar me vitin e kaluar këto shifra tregojnë një rritje prej 10.2 për qind në pasagjerë dhe një rritje prej 3.5 për qind të ATM-ve, ndërkohë që transporti i mallrave është rritur me 4.4 për qind.

Drejtori i Përgjithshëm i Operimeve i TIA-s Rolf Castro-Vasquez ka theksuar se Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës regjistroi një tjetër rritje të rëndësishme duke përfshirë këtu dhe përpunimin e mallrave, fakt që dëshmon për një ekonomi të qëndrueshme të TIA-s si kompani dhe të vendit.

Eksporti i Kargos së Aeroportit Ndërkombëtar të Tiranës është aktualisht i vetmi anëtar IATA-s i akredituar në vend. “Operativ 24 orë, çdo ditë të javës, stafi ynë me përvojë, i trajnuar dhe i mirë orientuar ofron shërbime në lartësinë e kërkesave të tregut," tha Z. Rolf Castro-Vasquez.

Me liberalizimin e vizave gjatë muajit të kaluar priten në vijim edhe më shumë pasagjerë për aeroportin. Për të ruajtur standardet e saj të larta dhe nivele të larta të shërbimit ndaj klientit, TIA njofton se do të punojë shumë për të siguruar nivelin më të lartë të efektivitetit për të përballuar rritjen e pritshme në numër, duke u ofruar gjithë pasagjerëve sigurinë që ata meritojnë. /Telegrafi/