Site icon Telegrafi

Aeroporti i Rinasit i dyfishon udhëtarët

Prej viti 2005 është dyfishuar numri i pasagjerëve që udhëtojnë nëpërmjet aeroportit “Nënë Tereza” të Rinasit në Shqipëri, nëpër vendet e ndryshme të botës deklaroi Ministri i Punëve Publike dhe Transportit Sokol Olldashi. Ai the se para pesë vjetësh nga Rinasi udhëtonin 730 mijë pasagjerë ndërsa tani kjo shifër është 1 milion e 400 mijë.

Aeroporti “Nënë Tereza” porta e vetme ajrore e Shqipërisë ka sot kushte krejtësisht të ndryshuara krahasuar me pak vite më parë ndërsa e ka rritur ndjeshëm kapacitetin dhe hapësirat e tij.

Ministri i Punëve Publike Sokol Olldashi i bëri deklaratat e tij gjatë inspektimit të punimeve që sapo kanë nisur për ndërtimin e Agjencisë Nacionale të Trafikut Ajror dhe kullës së Kontrollit.

Drejtues të kësaj Agjencie thonë se investimi i tyre prej 12 milionë euro bëhet në kuadrin e projektit për modernizimin e hapësirës shqiptare dhe do të ofrojë një shërbim cilësor në përputhje me standardet ndërkombëtare si dhe do të rrisë edhe më sigurimin e fluturimit në hapësirën ajrore të Shqipërisë. /BBC/
 

Exit mobile version