Telegrafi

Aeroporti i Prishtinës harxhoi 90 mijë euro për pije

Sic shkruan e përditshmja “Koha Ditore”, përgjegjësia për këtë bie mbi ushtruesin e detyrës së shefit të prokurimit në këtë kompani Anton Lleshi, i cili e ka lejuar këtë shkelje të rëndë ligjore.

Rasti është konfirmuar edhe nga vetë zyrtarët e Aeroportit Ndërkombëtar të Prishtinës, të cilët kanë iniciuar procedurën kundër shefit të prokurimeve për këtë shkelje.

Kontrata është nënshkruar me 7 maj të vitit të kaluar dhe ka skaduar me 7 maj të këtij viti.Vlera e kontratës është tejkaluar për dyfishin e saj.Rasti është procesuar menjëherë në zyrën ligjore të kompanisë e cila ka dhënë analizën fillestare duke konfirmuar shkeljet dhe tani rasti do të merret përsipër nga auditori i brendshëm dhe I jashtëm dhe do të merren masat konform këtyre vlerësimeve”,kanë thënë zyra për informim e ANP.

Menaxhmenti aktual i aeroportit gjithshtu është duke kërkuar sqarime shtesë se si është lejuar kjo gjë nga ish shefi i prokurimeve Anton Lleshi.