Telegrafi

Aeroporti dyfishon fitimet për gjashtëmujorin e parë

Sipas një komunikate të kësaj kompanie kjo shumë paraqet rekord për Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës, për shkak se fitimi neto për këtë gjashtëmujor, paraqet një shifër dyfish më të madhe se periudha paraprake e një viti më parë dhe është e barabartë me fitimin vjetor të kompanisë përgjatë gjithë vitit 2007, e cila ishte në shumën prej 2.8 milionë euro.

“Ky fitim neto vjen për shkak të rritjes së numrit të udhëtarëve dhe zvogëlimit të shpenzimeve operative në ANP, për 10 %. Numri i udhëtarëve gjatë këtij gjashtëmujori shënoi një rritje prej 20 % në krahasim me periudhën paraprake të vitit 2007 dhe tendencat progresive të rritjes së numrit të udhëtarëve u panë veçmas në tremujorin e dytë”,theksohet në komunikatën e aeroportit.

Sipas shifrave të prezenetuara për këtë gjashtëmujor ka pasur 75 mijë udhëtarë më shumë ndërkohë që edhe numri i fluturimeve është rritur për 13 %.

“Për të përballur këtë rritje të numrit të udhëtarëve, menaxhmenti i ANP-së ka rritur kapacitetin e procesimit të udhëtarëve duke filluar nga rritja e numrit të sporteleve për pranimin e udhëtarëve (Check-in), rritja e numrit të sporteleve për kontrollin e pasaportave nga policia në mënyrë që udhëtarët të presin sa më pak që është e mundur. Këto ditë pritet të lëshohen 4 sportele të reja për pranimin e udhëtarëve, që dëshmon qasjen e re të kompanisë për të qenë sa më afër udhëtarëve”. /Telegrafi/