Telegrafi

Aeroporti drejt koncesionit, nuk flitet për punëtorët

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi në mbledhjen e sotme të qeverisë, të 68-ën me radhë, theksoi se rekomandimet e Komisionit Ndërministror për dhënien me koncesion të Aeroportit Ndërkombëtar të Prishtinës synojnë që aeroportin ta shpijnë prej kualifikimit si i pamjaftueshëm, në një aeroport të rangut botëror, me standarde ndërkombëtare.

Në mënyrë që të financohet ky program i investimeve të fuqishme, studimi rekomandon përfshirjen e sektorit privat përmes koncesioneve, – njoftoi kryeministri Thaçi. 

Ministri i Transportit dhe Postë-Telekomunikacionit, Fatmir Limaj, njoftoi kabinetin qeveritar se Plani i investimeve parallogaritet të jetë 85.1 milionë euro, ndërsa benefiti i shtetit të Kosovës do të jetë mbi 400 milionë euro. Kjo i ofron Kosovës benefitin më të lartë ekonomik. /telegrafi/