Telegrafi

Aeroporti britanik do të përdor teknologjinë e njohjes së fytyrës, për të shmangur përdorimin e pasaportave (Foto)

Udhëtarët që shfrytëzojnë aeroportin Heathrow të Londrës, duke filluar nga sezoni veror, më nuk të kenë nevojë të tregojnë pasaportat në sportele.

Në aeroportin më të madh britanik, do të instalohet aparaturat me teknologjinë e lartë, që bëjnë njohjen e fytyrës, në mënyrë që të eliminohen procedurat e identifikimit me dokumente, transmeton Telegrafi.

Si pjesë e projektit që kushton 50 milionë funte, do të instalohen kabinat në të cilat kalojnë udhëtarët dhe tregojnë edhe pasaportat, apo dokumentet tjera të nevojshme.

Regjistrimi do të ndihmojë pastaj, që çdo fytyrë e skanuar, të përputhet me dokumentin që ka hyrë në bazën e të dhënave Me rreth 78 milionë pasagjerë që e shfrytëzojnë këtë aeroport në vit, pritet që koha që kalohet brenda, të jetë sa më e shpejtë.

Deri më tani, ky aeroport shfrytëzon aparatet biometrike nëpër dyer, për të regjistruar fytyrat e atyre që arrijnë në shtet, ndërsa tani e tutje do ta përdorë këtë teknologji në të gjitha fazat e kalimit nëpër aeroport.

Njëjtë do të veprojë edhe Gatwick, aeroporti i dytë më i madh britanik, që ka nisur procedurat dhe do të shfrytëzojë të njëjtën teknologji, duke filluar nga muaji që vjen. Të gjitha ata që e përdorin aeroportin Heathrow, duke të tregojnë pasaportën së paku tri herë, para se të nisen.

Pasaporta duke të tregon në sportel apo te bagazhi, te sigurimi dhe para hyrjes në aeroplan. Sistemi i teknologjisë që identifikon fytyrën, pritet të jetë shumë më efikas se sa kontrollet e zakonshme. /Telegrafi/