Telegrafi

Aeroporti “Adem Jashari” tregon gjendjen e fluturimeve pas reshjeve të borës

Përkundër borës, realizohen gjitha fluturimet në Aeroportin e Prishtinës.

Aeroporti “Adem Jashari” ka njoftuar se përkundër kushteve atmosferike me borë të dendur e me temperatura të ulëta, deri me tani në ANP “Adem Jashari” janë realizuar 17 fluturime në shkuarje e 13 fluturime në arritje.

“Përderisa, nuk janë realizuar 3 vajtje/ardhje, fluturimi i “Austrian Airlines” nga Vjena ishte nisur për në Prishtinë por është rikthyer në Vjenë pa realizuar aterrim në Prishtinë e dy fluturimet e kompanisë gjermane “Germania” njëri ka ateruar në Shkup e tjetri është transferuar për tu realizuar nesër.

Deri në mesnatë presim të realizohen edhe 4 fluturime në ardhje e në 2 shkuarje”, thuhet në njoftim, përcjell Telegrafi.