Site icon Telegrafi

Aeroporti “Adem Jashari” lë pas saj 600 stacione aeroportuale

Jo vetëm rritja e hovshme e numrit të udhëtarëve por sukseset dhe ofrimi i shërbimeve kualitative nga Aeroporti Ndërkombëtar i Prishtinës “Adem Jashari” nuk kanë të ndalur në vitin 2016.

Vetëm në katër mujorin e parë të këtij viti Aeroporti “Adem Jashari” zgjidhet për herë të dytë stacioni më i mirë për performancë nga kompania e mirënjohur lowcost EasyJet.

Ky çmim i është ndarë për muajin mars 2016 duke arritur 100% të performancës për ofrimin e shërbimin ndaj kompanive ajrore.

EasyJet tani ka 6 fluturime në javë për Basel, 4 fluturime në Gjenevë dhe 3 fluturime për destinacionin e Berlinit. /Telegrafi/

Exit mobile version