Site icon Telegrafi

Aeroportet më të sakta në botë në vitin 2022: Ndër 10 të parat, 7 ndodhen në një shtet të Amerikës së Jugut

Lista e aeroporteve më të sakta në botë nuk duket fare ashtu siç prisni

Me rastin e udhëtimeve me avion, shumica presin një tollovi të vogël, kalim të shpejtë në kontrolle të pasaportave dhe shërbim të nivelit të lartë, që do të lehtësojnë hyrjen në avion dhe arritjen në destinacionin e dëshiruar.

Megjithatë, ndonjëherë ndodhin edhe rrethana të paparashikuara, si p.sh. ndonjë udhëtar që vonohet ose kushte të papërshtatshme atmosferike për shkak të të cilave fluturimi shtyhet dhe në situata ekstreme edhe anulohet, transmeton Telegrafi.

Lista e aeroporteve botërore që dallohen për saktësinë e tyre dëshmon se jo gjithçka është aq e zezë. Por, si klasifikohen aeroportet? Kjo bazë të dhënash u zhvillua në vitin 2015 nga një kompani gjermane e menaxhimit të linjave ajrore e quajtur “AirHelp”, për të përcaktuar, me ndihmën e një sërë faktorësh të ndryshëm, në cilët aeroporte fluturimet vonohen më pak dhe arrijnë në kohë.

Ka më shumë se 4000 aeroporte në mbarë botën, por renditja është e kufizuar në 150 aeroportet më të ngarkuara dhe më të njohura. Për të marrë listën, kompania vitin e kaluar ekzaminoi orën e nisjeve dhe mbërritjeve të planifikuara të fluturimeve midis 1 janarit dhe 31 tetorit 2022 dhe kontrolloi nëse ato ishin nisur dhe mbërritur në kohë në destinacionin e dëshiruar.

Të gjitha rezultatet janë të shprehura në përqindje, kështu që një rezultat prej 8.5 do të thotë se 85 për qind e fluturimeve kanë përmbushur afatin kohor.

Cilat janë aeroportet më të sakta?

Aeroporti Ndërkombëtar Brasília–Presidente Juscelino Kubitschek International Airport, Brazil (9.02)
Aeroporti Ndërkombëtar Haneda – Tokio, Japoni (8.89)
Aeroporti Ndërkombëtar Tancredo Neves – Confins, Brazil (8.78)
Aeroporti Ndërkombëtar Recife – Recife, Brazil (8.72)
Aeroporti Sao Paulo – Sao Paulo, Brazil (8.68)
Aeroporti Santos Dumont – Rio de Janeiro, Brazil (8.66)
Aeroporti Ndërkombëtar Jeju – Jeju, Koreja e Jugut (8.47)
Aeroporti Ndërkombëtar Viracopos – Campinas, Brazil (8.45)
Aeroporti Ndërkombëtar Guarulhos – São Paulo/Guarulhos, Brazil 8.43
Aeroporti Ndërkombëtar i Bilbaos – Bilbao, Spanjë (8.39)

/Telegrafi/

Exit mobile version