Telegrafi

Aeroport, rritet numri i udhëtarëve përkundër krizës

Sipas Ahmetit, janë rreth 8 mijë udhëtarë më shumë se në prill të vitit 2008 dhe ky numër i udhëtarëve dëshmon se kriza financiare, e cila ka ndikuar ndjeshëm në uljen e numrit të udhëtarëve në aeroporte të ndryshme në botë, ende nuk ka pasur ndikim në ANP.

“Në muajin Prill 2008, nëpër ANP kaluan 81457 udhëtarë ndërsa në Prill 2009, 88950 udhëtarë. Ndërsa në rang vjetor, duke krahasuar 4 muajt e parë të këtij viti, me vitin e kaluar, rritja e numrit të udhëtarëve është në shifrën e 3 përqind-shit".

Ai po ashtu ka pohuar se krahas rritjes së numrit të udhëtarëve, rritje të dukshme në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës kanë pasur edhe fluturimet e kompanive ajrore.

“Janë mbi 100 fluturime më shumë që janë realizuar në prill të këtij viti duke krahasuar me prill të 2008. Derisa në prill 2008 kemi pasur 329 fluturime, tani kemi 437 fluturime.

“Është kjo një rritje e konsiderueshme prej gati 33 përqind dhe nga ky shtim i numrit të udhëtarëve dhe të fluturimeve gjithashtu presim edhe rezultate më të mira financiare këtë vit. Kjo rritje e numrit të fluturimeve dhe udhëtarëve, veqmas duke marrë për bazë krizën financiare globale, është drejtëpërdrejt si rezultat i disa vendimeve strategjike të menaxhmentit si puna 24 orë dhe futja e programit nxitës për aviokompanitë, çka i ka shtyrë këto kompani të rrisin numrin e fluturimeve”, tha tutje Koordinatori i ANP-së, Altin Ahmeti.

Ndryshe ANP, vitin e kaluar pati një rritje të numrit të udhëtarëve prej gati 15 përqind , krahasuar me vitin 2007. Derisa në vitin 2007 pati vetëm 990 mijë udhëtarë civil, në 2008 numri i tyre arriti 1 milion e 137 mijë udhëtarë. /Telegrafi/